Dalot, gol fantastik nga distanca, “Djajtë e Kuq” marrin pikët e plota ndaj Sheffieldit

Dalot, gol fantastik nga distanca, “Djajtë e Kuq” marrin pikët e plota ndaj Sheffieldit

Manchester United fitoi 1-2 në fushën e Sheffield United, skuadër që mbyll klasifikimin në Premier League.

“Djajtë e Kuq”, gjithsesi, nuk e patën të lehtë ndaj këtij kundërshtari, pasi fitorja erdhi kur sfida po I drejtohej fundit.

E zhbllokoi takimin McTominay në minutën e 28-të, pasi u shërbyer nga Fernandes.

Vetëm gjashtë minuta më vonë vendësit barazuan rezultatin me McBurnie, që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh.

Në të 77-tën vjen goli i dytë i Manchesterit i shënuar nga Dalot,  falë bashkëpunimit me Lindelof, raporton SS.

Dy fitore radhazi për skuadrën e Ten Hag, që shkon në kuotën e 15  pikëve, gjashtë më pak se Arsenali kryesues.

Share This