Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme të Diegos: Ia ktheva dhe ai u zemërua

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme të Diegos: Ia ktheva dhe ai u zemërua

Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe midis shumë anekdotave që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, ishte vajza e tij ajo që shtoi një tjetër.

Dalma Maradona kujtoi ditën kur babai i saj u përpoq ta surprizonte me një dhuratë të veçantë dhe padyshim surprizuese.

“Isha 11 vjeç, po ecja në rrugë dhe thashë: ‘Çfarë makine e bukur’. Sikur të thoja: ‘Çfarë qeni i bukur’. Ishte dy muaj para ditëlindjes sime të dymbëdhjetë. Atë ditë, më 2 prill, babai më telefonoi dhe më tha: ‘Eja në garazh, ja ku është dhurata jote, një surprizë për ditëlindje’. Mund të kishte qenë çdo gjë. Shkova dhe gjeta një Neë Beetle. Sigurisht, ia ktheva. E pyeta pse duhet ta mbaja meqenëse nuk mund ta përdorja, isha vetëm 12 vjeçe”, shtoi ajo.

Dalma Maradona vazhdoi rrëfimin e saj: “Ai tha se, meqenëse dikur i kisha thënë se ishte një makinë e mirë, kishte menduar të ma jepte. Kur i thashë se nuk mund ta ngisja, ai u përgjigj: ‘Epo, lëri miqtë e tu ta ngasin’. Unë iu përgjigja se ishin moshatarët e mi. Kur ia ktheva, reagimi i tij i parë ishte të më thoshte se isha e keqe”.

Dhe përsëri: “Më quajti mosmirënjohëse. Ia dhashë çelësat dhe ia ktheva. Dy muaj e gjysmë më vonë, ai e kuptoi. Më kërkoi falje dhe tha se e kuptonte që kisha nevojë për diçka tjetër”.

Share This