“Dallëndyshja” zyrtarizohet te Feronikeli 74

“Dallëndyshja” zyrtarizohet te Feronikeli 74

Shefki Kuçi është emëruar edhe zyrtarisht trajner te Feronikeli 74.

Kuçi emër i njohur ky për futbollin evropian si lojtar, ka lënë gjurmët e tij te skuadrat Blackburn Rowers, Crystal Palace, Swansea City, Newcastle United.

“Pas një karriere fantastike si futbollist, Kuçi vjen me idenë e tij për filozofinë e lojës të cilën mëton ta aplikojë tek skuadra jonë. Ai ka krijuar mjaftueshëm bagazh edhe në shtabin teknik kryesisht në Finlandë, duke drejtuar edhe skuadra si Inter Turku”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pjesë e asistentëve të tij vazhdojnë të jenë Faruk Elshani e Avni Hasani, duke u shtuar edhe kualiteti i spanjollit Albert Ramos Moraño, e gjithashtu edhe Fidan Rexhepi.

Skuadra drenicase tashmë ka filluar stërvitjet dhe futbollistët janë takuar me trajnerin e tyre të ri.

Share This