Dallasi arrin finalen e madhe të NBA, përballet me Bostonin
Dallas Mavericks mposhti Minesota Timberwolves me rezultat 124:103 në ndeshjen e pestë të finaleve të Konferencës Perëndimore me një total prej 4:1 për të arritur finalet e mëdha të NBA. Aty i presin Boston Celtics.
Për Mavs, kjo është finalja e tretë në historinë e tyre dhe e para që nga viti 2011.
Jason Kidd ishte në fushë atëherë, dhe tani në pankinën e Mavs. Kështu, ai u bë i pari në historinë e ligës më të fortë që nga bashkimi i ligave NBA dhe ABA në 1976, i cili arriti në serinë e finaleve si lojtar dhe trajner me të njëjtin ekip, raporton Express.
Luka Doncic dhe Kyrie Irving shënuan secili nga 36 pikë për suksesin historik të Dallasit, por kjo është arritja e parë në finale për fenomenin slloven që kur filloi të impresiononte në NBA gjashtë vjet më parë.