Daku: Ishujt Faroe u mbyllën në mbrojtje, i lumtur që Sylvinho më besoi rolin e titullarit
Për sulmuesin Mirlind Daku barazimi ndaj Ishujve Faroe ndodhi për shkak se kundërshtari u mbyll në mbrojtje.
Ndeshja e parë si titullar? “Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë.
Goli mungoi, pse? “ Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo goditje këndi, pasi bënë bllok. I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë, pasi një gol do kishte mjaftuar për ta zhbllokuar këtë takim .”
Pjesa e parë e mirë, e dyta më e qetë, a u ndjetë i lodhur? “Jo nuk isha i lodhur, pasi i kam minutat nga ekipi im. Megjithatë nuk ishte ndeshje e lehtë, pasi pati goxha duele ajrore dhe shpenzon shumë energji dhe është normale që të ndjehesh edhe i lodhur.”