Daku e mbyll sezonin me gol
Mirlind Daku e ka mbyllur sezonin në Rusi duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij, Rubin Kazan.
Në javën e fundit, Rubin barazoi 1-1 në shtëpi me Soçin dhe e mbylli kampionatin në vendin e tetë, me 42 pikë. Daku i dha epërsinë skuadrës vendase, kur shënoi me një goditje të fortë me të djathtën në pozicion të prirët nga e djathta e sulmit të Rubinit, në minutën e 22-të. Vendasit nuk arritën ta mbyllnin me fitore kampionatin, pasi Soçi barazoi në minutën e 87-të.
Për sulmuesin shqiptar ishte goli i dhjetë në kampionat.
Ai ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij, duke shënuar një të tretën e golave të Rubinit, nga 31 gjithsej. Një paraqitje e mirë për lojtarin në sezonin e parë në Rusi, pas transferimit nga Osijek i Kroacisë verën e kaluar.
Tani Daku është në pritje për të mësuar nëse do të jetë midis sulmuesve kuqezi në finalet e kampionatit evropian, duke ditur që nga lojtarët shqiptarë në kampionatet evropiane vetëm Rey Manaj ka shënuar më tepër se ai, në kampionatin turke me Sivaspor.