Daja, trajneri më i mirë, Ballkani klubi i vitit
Shpresa e vitit – Anita Krasniqi
Çmimin “Shpresa e vitit”, e ka fituar futbollistja e “16 Qershorit” Anita Krasniqi.
Futbollistja më e mirë e vitit 2023 – Feride Kastrati
Çmimin si futbollistja më e mirë e vitit e ka fituar Feride Kastrati e klubit “EP-Hajvalia”.
Klubi më i mirë i vitit 2023 (Vajzat) – KFF. EP – Hajvalia
Klubi më i mirë i vitit 2023 në kategorinë e vajzave është zgjedhur EP – Hajvalia.
Futbollisti më i mirë i vitit 2023 (Futsall) – Bajram Ramadani
Portieri i FC Prishtina 01 Bajram Ramadani e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2023 në futsall.
Klubi më i mirë i vitit 2023 – FC Prishtina 01
Kampioni FC Prishtina 01 është zgjedhur klubi më i mirë i vitit, pas suksesit të jashtëzakonshëm duke mbërritur deri në fazën e 16-të më të mirëve në Ligën e Kampionëve.
Gjyqtari më i mirë 2023 – Visar Kastrati
Gjyqtari Visar Kastrati është zgjedhur si referi më i i mirë i vitit që lamë pas.
Klubi më fair-play – FC Drita
Drita është shpallur klubi më fair-play i vitit 2023.
Klubi më i mirë 2023 – Ballkani
Ashtu siç pritej, kampioni në fuqi Ballkani e ka fituar çmimin e klubit më të mirë të vitit pasi fitoi kampionatin, si dhe rishkroi historinë duke mbërritur për herë të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Trajneri i vitit – Ilir Daja
Trajneri Ilir Daja e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë në të vitit 2023, falë suksesit të jashtëzakonshëm duke mbërritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe arritur ta mbrojë titullin kampion në Kosovë.
Golashënuesi më i mirë i vitit 2023 – Albion Rrahmani
Ylli i Rapid Bukureshtit Albion Rrahmani e ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit.