Daja merr përgjegjësinë për humbje nga Fushë Kosova
Skuadra e Ballkanit pësoi humbje nga Fushë Kosova (2-0). Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes duke thënë se merr përgjegjësinë për këtë humbje.
Ndër të tjera Daja ka thënë se nuk duhet t’i ndodhë kjo situatë më Ballkanit.
“Besoj se nuk kemi bërë aq sa duhet për të shënuar fitore. Fushë Kosova në ndeshjet e fundit ka treguar paraqitje të mira dhe po ashtu ka fituar pikë. Fushë Kosova në një pjesë të madhe u mbrojt shumë mirë në zonë ne 16-metërshit, kurse neve na munguan disa gjëra për të shënuar fitore”, ka thënë Daja.
“Sa i përket motivimit për këtë ndeshje marr përsipër përgjegjësitë si trajner pas dy ndeshjeve të mira, një për Kupë dhe një në kampionat. Nuk duhet të na përsëritet më kjo situatë. Duhet angazhim për fitore”, ka deklaruar Daja.