Daçiq: Likuidohet vrasësi i policit serb në afërsi të Lloznicës

Daçiq: Likuidohet vrasësi i policit serb në afërsi të Lloznicës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar për mediet serbe, se policia e ka vrarë personin që e ka vrarë një polic në afërsi të Lloznicës.

“Pjesëtarët e likuiduan vrasësin e një polic në afërsi të Loznicës”, ka thënë Daçiq, raporton rtk.

MPB-ja ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Fanton Hajrizi. Ky i fundit është arratisur nga burgu i Smerkoncisë dy javë më parë,  ndërsa policia e Kosovës nuk kishte infomacione për vendosjen e tij.

Një dit më parë u konfirmua se ai u përfshi në një incident me policinë serbe në Lloznicë afër kufirit me Bonjën dhe Hercegovinën, ku sipas policisë serbe, një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Share This