Da Silva Inacio ‘Ylli i Javës’

Da Silva Inacio ‘Ylli i Javës’

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, do të ndajnë çmimin “Ylli i Javës” edhe këtë edicion kampional.

Ky çmim për javën e parë në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Queven Da Silva Inacio.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Avni Shala, Shyqri Salihu dhe Lulzim Berisha.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e parë t’i takojë Inacios, pasi ai realizoi dy gola, duke qenë më meritori që Ballkani nisi edicionin e ri kampional me fitore ndaj Dukagjinit (2:0).

Pasi mori këtë çmim, Da Silva Inácio u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Së pari, do të doja të falënderoja Zotin për këtë mundësi që të jem këtu dhe gjithashtu ekipin tim, sepse pa ata asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur. Po punojmë shumë për të arritur qëllimin tonë. Kemi ligën që ka nisur dje dhe qëllimi ynë është të bëhemi sërish kampionë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Balkanin, këtë ekip të madh që ka një peshë të madhe në futbollin e Kosovës. Do të luftojmë deri në fund dhe do të punojmë gjithmonë për të qenë në majë. Në lidhje me trofeun, jam shumë i lumtur. Pas një kohe të gjatë që shumë gjëra ndodhën me mua. Shumë njerëz nuk e dinë, por kam kaluar kohë të vështira. Por Zoti është i madh dhe ai di gjithçka. Prandaj, jam mirënjohës për gjithçka dhe puna nuk ndalet,” tha Queven Da Silva Inacio për faqen zyrtare të FFK-së.

Share This