Curri i kënaqur me barazimin e Prishtinës ndaj Llapit
Debatik Curri ishte i kënaqur me barazimin që Prishtina mori ndaj Llapit.
Trajneri i bardhëekaltërve e arsyetoi barazimin e skuadrës së tij pa gola në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke thënë se kishin përballë një kundërshtar të fortë.
“Ndeshje me kundërshtar të fortë. Llapi ka bërë shumë përforcime, ka skuadrën prej më të mirave në Superligë”, ka thënë fillimisht Curri për ArtSport.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe me angazhimin e lojtarëve. Sot kishim dy mungesa të detyrueshme”.
“Mërgim Pefqeli dhe Hasan Hyseni kanë munguar. Një pikë ndaj Llapit në udhëtim është e kënaqshme”.
“Kemi dy javë pushim dhe do të bëhemi gati për ndeshjen e radhës”, ka potencuar më tej trajneri i Prishtinës. /telegrafi