Çuni: Dështim i qeverisë menaxhimi i ushqimit për FSK-në

Çuni: Dështim i qeverisë menaxhimi i ushqimit për FSK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka shprehur shqetësime lidhur me problemet e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Deputeti i LDK-së, Anton Çuni, tha se kjo situatë është shqetësuese dhe paraqet një dështim të qeverisë në menaxhimin e shërbimeve, në këtë rast furnizimin me ushqim për ushtarët e FSK-së.

Ai theksoi se ushqimi nuk është një krizë emergjente, por një nevojë që duhet të plotësohet në mënyrë të vazhdueshme, raporton rtk.

Share This