Crystal Palace kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Crystal Palace kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Crystal Palace ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e FA Cup, pasi ka mposhtur Fulham me rezultat bindës 3-0 në “Craven Cottage”.

Skuadra mysafire ka dominuar ndeshjen dhe duke vazhduar serinë pozitive në këtë kompeticion.

Goli i parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e katërt nga Eberechi Eze, i cili ka dhuruar një moment magjik duke kaluar një kundërshtar në kufirin e zonës dhe duke goditur saktë në këndin e poshtëm të portës.

Vetëm katër minuta më vonë, Ismaila Sarr ka dyfishuar  epërsinë me një goditje të saktë me kokë, pas një asistimi të shkëlqyer nga shokët e ekipit.

Në pjesën e dytë, Fulham tentoi të rikthehej në lojë, por Crystal Palace ka mbetur kompakt dhe e e ka kontrolluar ndeshjen.

Goli i tretë ka ardhur pas tridhjetë minutash të pjesës së dytë, kur Daichi Kamada ka asistuar Eddie Nketiah, i cili përballë portierit Bernd Leno nuk ka gabuar, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e Palace në gjysmëfinalen e madhe në “Wembley”.

Share This