Cristiano Ronaldo në Kinë, ‘zhduken’ të gjitha biletat brenda pak minutash
Cristiano Ronaldo po përgatitet për turmat e tifozëve në tokën kineze, ku Al Nassr së shpejti do të luajë dy miqësore kundër Shangait Shenua dhe Zhejiang.
Për CR7, një tjetër mundësi për të demonstruar se ai është një lojtar më se i gatshëm fizikisht, pak muaj para fillimit të Euro 2024. Siç pritej, të gjitha biletat për ngjarjet u “zhdukën” brenda pak minutash.
Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr i tij do të dalin në fushë të mërkurën më 24 janar kundër Shanghai Shenua dhe të dielën më 28 kundër Zhejiang.
Pritshmëri të mëdha për CR7, i cili do të pritet që në aeroport, me klubin e Ligës Saudite që pritet të largohet të hënën më 22 janar.
Biletat për dy ndeshjet u shitën brenda një ore, një dëshmi e entuziazmit të jashtëzakonshëm që do të shoqërojë dy ndeshje të thjeshta testi.