Cristiano humbet ndeshjen, humbet edhe mendjen, gjest vulgar drejt tribunes

Cristiano humbet ndeshjen, humbet edhe mendjen, gjest vulgar drejt tribunes

Cristiano Ronaldo, fjalë për fjalë, e urren humbjen, madje edhe në Arabinë Saudite portugezi nuk e ka ndryshuar mentalitetin e tij.

Al Nassr u mund nga Al-Hilal i Milinkovic-Savic(rezultati përfundimtar 2-0), ndërsa 39-vjeçari u largua nga fusha pa dyshim i zemëruar.

Ajo që e përkeqësoi gjendjen emocionale të kampionit ishte një tifoz që hodhi fanellën e kundërshtarit drejt fushës nga tribuna, ndërsa CR7 u drejtua për në dhomat e zhveshjes.

Dhe pikërisht në këtë moment ndodhi e paimagjinueshmja. Ish-lojtari i Realit dhe Juventusit mori fanellën, e futi në pjesët intime dhe më pas e hodhi përsëri drejt tribunës.

Një akt që është kritikuar gjerësisht, padyshim i shmangshëm.

Share This