CR7: Shijimi i momentit është çelësi i rekordeve

CR7: Shijimi i momentit është çelësi i rekordeve

Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo mohon se është i fiksuar pas rekordeve.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus ka shënuar gjithsej dyzet e tre gola këtë vit. Megjithatë, portugezi pohon se i intereson vetëm ecuria e skuadrës.

“Nuk më interesojnë aq shumë rekordet”, ka thënë Ronaldo.

“Unë jam duke menduar vetëm për ta shijuar momentin. Skuadra jonë zhvillohet ndeshje pas ndeshje. Trajneri ynë dhe stafi po bëjnë një përpjekje të madhe për ta bërë Al Nassr ekipin më të fortë.

Sipas tij, çelësi i rekordeve për të është argëtimi.

“Çelësi për të mbajtur rekorde është argëtimi, kjo gjë e bukur në futboll është sekreti i vazhdimësisë sime”, ka theksuar ai.

“Jam i lumtur që shënova dhe performova mirë, por Cristiano është ndryshe nga të tjerët. Unë punoj dhe në fund ajo që arrij vjen me ndihmën e kolegëve të mi dhe stafit. Më e rëndësishmja, jam duke u argëtuar për momentin dhe duke ndihmuar Al Nassr dhe kombëtaren portugeze”.

Share This