CR7 s’është dakord: Vetëm një keqkuptim, është normale në Evropë

CR7 s’është dakord: Vetëm një keqkuptim, është normale në Evropë

Në prag të ndeshjes Al-Nassr-Al-Ain, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë, Cristiano Ronaldo u kthye për të folur për episodin e regjistruar 25 shkurtin e kaluar, i cili më pas çoi në një pezullim me një ndeshje dhe një gjobë për kampionin portugez.

Në fakt, kundër Al-Shabab, CR7 iu përgjigj me një gjest të shëmtuar ndaj publikut, i cili ishte përpjekur të nervozonte ish-lojtarin e Juves dhe Real Madridit duke kënduar këngë në favor të Leo Messit.

Cristiano Ronaldo, pak para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Azisë, u përpoq të sqaronte episodin që e pa atë si protagonist gjatë ndeshjes Al-Shabab-Al-Nassr, të fituar 2-3 nga skuadra CR7.

“Askush nuk është perfekt, jeta përbëhet nga gabime”, e pranon Ronaldo.

“Sa më pak të bëjmë gjatë jetës sonë, gjatë përvojës sonë, aq më mirë. Ajo që mund të premtoj është se jam një lojtar që jep gjithçka në fushë, një lojtar i pasionuar, një lojtar që gjithmonë dëshiron të fitojë. Unë jam një lojtar që nuk më pëlqen të shoh njerëz kundër lojës. Shumë herë njerëzit keqinterpretojnë atë që mund të provoj, por nuk është gjithmonë ajo që njerëzit mendojnë se është. Çfarë ka ndodhur ditë më parë ishte një keqkuptim”.

“Unë gjithmonë do të respektoj kulturat e të gjitha vendeve, siç kam bërë deri më tani, por ajo që njerëzit shohin nuk është gjithmonë realitet. Siç thashë dhe përsëris, është e qartë se nuk do ta bëj më në këtë, por në Evropë është shumë normale. Ndonjëherë pasioni dhe emocioni i lojës na detyrojnë të bëjmë disa gabime”, ka theksuar asi portugez.

Share This