CR7 pas huqi penalltinë: U ndjeva i trishtuar
As-i i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka thënë se është ndier i trishtuar në momentin kur dështoi nga pika e bardhë.
Portugali është kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit ‘Gjermani 2024’ pasi mundi Slloveninë pas penalltive.
Ronaldo huqi penalltinë gjatë kohës së rregullt, megjithatë, skuadra e tij, kalojë në rundin tjetër pas penalltive.
“Unë u ndjeva i trishtuar, por gjëja më e rëndësishme është të shijojmë kalimin në raundin tjetër. Skuadra bëri një punë të jashtëzakonshme dhe luftoi shumë mirë. Sllovenia ishte e vendosur mirë dhe na vuri në vështirësi. Dhe më pas portieri ynë bëri tri pritje të mrekullueshme”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.
“Ky është futbolli. Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme, mund t’i kisha dhënë epërsinë skuadrës time, por nuk ia dhashë. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, nuk mendoja se penalltia ishte aq e keqe, por kam gabuar”, ka pohuar ai.