CR7 nuk i mban nervat, i ulëret në fytyrë arbitrit dhe shtyn tifozin
Al Nassr, skuadra arabe ku aktivizohet Cristiano Ronaldo apo edhe Sadio Mane, ia doli të fitonte me shifrat 4-2 ndaj Shabab Al Ahli në ndeshjen e fundit kualifikuese për Champions Leaguen aziatike.
Kështu, CR7 dhe shokët e tij do të marrin tashmë pjesë në fazën e grupeve të Champions League për Azinë.
Megjithatë, në ndeshjen ndaj Shabab jo gjithçka shkoi mirë për Al Nassr që ishte duke humbur deri në minutën e 88-të. Nervat ishin të dukshme për Al Nassr dhe atyre nuk iu shmang dot as Cristiano Ronaldo.
Portugezi u fiksua nga kamerat teksa iu hakërrye arbitrit duke i thënë të zgjohej dhe të merrte vendimet e duhura.
Në fund, edhe pse fituan, sërish Ronaldo nuk e ruajti dot qetësinë dhe u pa duke shtyrë një tifoz i cili u afrua për të bërë foto.
Nuk është hera e parë që në karrierën e 38-vjeçarit ndodhin të tilla gjeste, megjithatë tashmë të gjithë e njohin natyrën e Ronaldos dhe nëse ai nuk shënon, atëherë nuk është kurrë i lumtur.