CR7 dhe Georgina, dhuratat marramendëse për vajzat tërbojnë rrjetet sociale
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i kanë mbushur fëmijët e tyre me dhurata për Krishtlindje.
Influencuesja spanjolle, por me origjinë argjentinase, ka shpërndarë në rrjetet sociale disa imazhe të dhuratave të marra nga vajzat e saj Eva dhe Alana Martina, përkatësisht gjashtë dhe një vjeç e gjysmë.
Mes kukullave të ndryshme dhe një kuzhine lodrash, ishte e pamundur të mos binte në sy një Louis Vuttion në Instagram story, një nga çantat më të famshme dhe më të shtrenjta në botë, në një version mini. Vlera e saj? 1700 euro! “Princesha me fat”, ka shkruar Georgina duke shoqëruar foton.
“Ndihem shumë i varfër duke parë dhuratat që morën vajzat e Ronaldos”, ka komentuar një ndjekës.
Ndërsa dikush tjetër e kundërshtoi çmimin: “Kjo kushton të paktën 1750 euro, por në fund është një ndryshim i vogël për një miliarder”.
Asnjë reagim nga Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, të cilët tashmë janë mësuar me këto kritika të përditshme për shkak të stilit të jetesës luksoze që bëjnë prej vitesh.