Courtois shokon Real-in

Courtois shokon Real-in

Mediat spanjolle raportojnë se portierit belg të Real-it i duhen rreth 8-9 muaj që të rikthehet në fushën e blertë, duke e humbur praktikisht këtë sezon që nis pas pak ditësh në Spanjë.

Courtois ishte në mëngjes në stërvitje me skuadrën, teksa u dëmtua dhe u largua me barelë nga fusha dhe më pas, ekzaminimet zbuluan këputjen e ligamentit kryesor në gjurin e majtë.

Duke parë kualitetin që Courtois ka dhe sigurinë që jepte për portën e Realit, klubi do ta ketë të vështirë të gjejë portier dhe sipas “Marca”, dy emrat të cilët Reali po heton si pista, janë De Gea dhe Kepa.

Share This