“Corriere dello Sport”: Mourinho, ëndrra e Brazilit

“Corriere dello Sport”: Mourinho, ëndrra e Brazilit

Pas dështimit për të marrë trajnerin Carlo Ancelotti, Brazili tashmë është hedhur në sulm për të gjetur “timonierin” e ri.

Brazili prej kohësh e kërkoi Ancelottin, por ky i fundit i qëndrojë besnik Real Madridit, duke rinovuar kontratën e re.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho tashmë është dëshira e Brazilit.

“Corriere dello Sport” shkruan se ëndrra e Brazilit është Jose Mourinho, edhe pse tekniku portugez pak ditë më parë deklasoi se dëshiron qëndrimin te Roma.

Megjithatë, siç raportohet, nuk përjashtohet mundësia që strategu portugez të ndryshojë mendjen dhe të “fluturojë” drejt Brazilit.

Share This