Correa bën heroin, Atletico merr një pikë ndaj Realit
Atletico Madrid në kohën shtesë e ka fituar një pikë në derbin ndaj Real Madridit.
“Los Blancos” ishin duke fituar deri vonë me rezultat 0:1, por që Angel Correa arriti të shënonte në minutën e fundit për t’ia dhuruar një pikë skuadrës së Diego Simeones.
Julian Alvarez ishte i pari që rrezikoi duke dribluar në zonë dhe tentoi nga afërsia, por që Courtois ishte në vendin e duhur.
Pas kësaj, Reali kishte dy mundësi me anë të Fede Valverdes si dhe Jude Bellingham por që asnjëri s’arritën ta finalizonin gjithashtu.
Reali ishte më i mirë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste. Ishte Eder Militao që mori një harkim nga Vinicius Junior dhe me një goditje precize vollej e mposhti Oblakun për të kaluar kampionin e Evropës në epërsi (64’).
Pas kësaj, ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta shkaku që tifozët vendas gjuajtën gjësende drejt Courtoisit.
Kur mendohej se Reali do t’i fitonte pikët e plota, në skenë doli Angel Correa që pasi mori një asistim të bukur realizoi për ta bërë heroin (90+6’).
Kësisoj, Reali mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë, derisa Atletico zë vendin e tretë me 16 sosh.