Conte në krye të Milanit? Reagon Pioli: Më mërzit pak kur e dëgjoj …

Conte në krye të Milanit? Reagon Pioli: Më mërzit pak kur e dëgjoj …

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka folur për një sërë çështjesh nga konferenca për mediet në prag të ndeshjes ndaj Frosinone-s, që zhvillohet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00.

Tekniku italian është pyetur në veçanti për supersfidën e kësaj jave mes Interit dhe Juves, për të cilën Pioli u shpreh se për të më shumë vlen ndeshja ndaj Frosinone-s, që ekipi i tij ka nesër.

“E diela do të tregojë të vërtetën, por për ne e nesërmja vlen shumë sepse përballemi me Frosinone-n dhe ata luajnë shumë mirë.

Conte te Milani? Nuk më shqetëson aspak, më mërzit pak, por kjo është krejt normale në futbollin modern … Ajo që ka rëndësi është që lojtarët e mi dhe unë duam të demonstrojmë vlerën tonë deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”, deklaroi Stefano Pioli.

Share This