
Conte: Fitore e merituar, duhet të jemi më agresivë
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, duke folur për ‘DAZN’, ka thënë është i kënaqur me fitoren ndaj Fiorentinës, por ai kërkon nga të besuarit e tij që të jenë me agresivë para portës kundërshtare.
‘Napolitanët’ mundën Fiorentinën 2-1, të dielën në garën për kreun e tabelës në Serie A.
“Pashë një ekip që padyshim e meritonte fitoren. Nuk duhet të harrojmë se së fundmi kemi humbur pikë në minutat e fundit”, ka thënë Conte.
“Djemtë ishin shumë të mirë, krijuan shumë dhe, për sa i përket golave, duhet të jemi më agresivë”, ka theksuar strategu italian.
Pas kësaj fitore, Napoli është në vendin e dytë me 60 pikë, vetëm një pikë me pak së lideri i tabelës, Inter.