Conte dëshiron Milanin, Ibra po punon për marrëveshjen
Thashethemet për Antonio Conten si trajnerin e ardhshëm të Milanit po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.
Pavarësisht përparimeve të Napolit, trajneri puliez e ka marrë vendimin e tij: sezonin e ardhshëm do të donte të ulej në stolin e kuqezinjve në vend të Stefano Piolit.
Trajneri i titullit të fundit duket se është në dalje dhe muajt e ardhshëm mund të jenë vërtet të fundit në krye të “Djallit”.
Ardhja e Zlatan Ibrahimovic, megjithëse si konsulent për RedBird dhe jo si menaxher i brendshëm i klubit, ishte një moment vendimtar.
Në fakt, është vetë ish-sulmuesi që dëshiron Conten si trajnerin e ardhshëm të Milanit dhe është vetë ai që po negocion. Do të duhet të vendosen të gjitha pjesët në vend, nga paga te stafi, deri te ambiciet dhe skuadra, dhe nuk do të jetë e lehtë për t’ia dalë mbanë.
Një zgjedhje, ajo e Contes, e cila do të kënaqte edhe tifozët më ambiciozë, pavarësisht se drejtuesit aktualë do të preferonin të fokusoheshin tek një trajner më pak i famshëm dhe më i ri, siç është Thiago Motta, për t’i dhënë fund epokës së Piolit dhe për të rifilluar sërish.
Sa i përket skuadrës, Conte do të thotë fjalën e tij se kush do të qëndrojë dhe kush do të duhet të largohet nga Milanello. Por do të ketë kohë për këtë.