Conceiçao: Të ardhmen time e vendos derbi, mungesa e respektit më shqetëson

Conceiçao: Të ardhmen time e vendos derbi, mungesa e respektit më shqetëson

Milani pëson një disfatë të dhimbshme ndaj Atalantës dhe sheh që ti largohet akoma më shumë pjesëmarrja në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Tani vetëm një fitore në derbi, e cila ia vlen një biletë në finalen e Kupës së Italisë, mund të “ngrohë” disi një sezon, që për kuqezinjtë ka qenë më shumë se i komplikuar.

Sergio Conceiçao e di këtë, edhe nëse dëshiron të heqë disa kritika nga vetja. “E ardhmja ime është të përgatitem për ndeshjen me Interin dhe të përpiqem të fitoj Kupën e Italisë. Nuk e di sa vite kanë kaluar që kur janë fituar dy trofe këtu.

Pas Superkupës, njerëzit filluan të flasin se kush do të vijë te Milani. Kjo është diçka e mirë, por nuk ka respekt nëse flasim gjithmonë vetëm për trajnerin e ardhshëm të Milanit”, tha portugezi.

Share This