
Conceiçao pas kritikave të Sacch-it: Njerëzit mund të thonë çfarë të duan
Trajneri i AC Milanit, Sergio Conceiçao, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kritikave të ish-trajnerit Arrigo Sacchi.
“Ne përpiqemi të jemi shumë të fokusuar në punë. Zlatan (Ibrahimovic) dhe (Geoffrey) Moncada janë këtu çdo ditë për të bërë më të mirën për ekipin. Ne duhet të fokusohemi në atë që mund të kontrollojmë, të tjerët janë të lirë të gjykojnë”, tha ai.
“Dikush gjithashtu ishte trajneri im… Sacchi, dy muaj më parë, tha se isha një trajner i shkëlqyer. Sot ai më kritikon çdo ditë. I dërgova një mesazh dhe ai nuk m’u përgjigj. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan”, theksoi Conceiçao.