Conceiçao: Jam krenar që do ta drejtojë Milanin
Sergio Conceiçao tashmë e ka nisur punën tek AC Milan.
Strategu portugez zyrtarisht të hënën pasdite ka marr ‘timonin’ e skuadrës ‘Rossonere’ duke zëvendësuar Paulo Fonsecan e shkarkuar.
Conceiçao tashmë e ka zhvilluar stërvitjen e parë në krye të kuqezinjve. Ai thotë se ndihet krenar që do të drejtojë Milanin.
“Jam krenar për këtë aventurë, emocioni është i përkohshëm sepse duhet të punojmë. Duhet të kemi një zemër të ngrohtë dhe një mendje të freskët për të punuar sa më shumë që të jetë e mundur dhe të jemi në gjendje të fitojmë ndeshje, kjo është ajo që ne duam. Ne përfaqësojmë një klub të madh në nivel botëror dhe duhet të jetojmë sipas këtij klubi të madh”, ka thënë Conceiçao.
“Nuk kemi shumë kohë, por ky nuk është absolutisht një justifikim. Unë duhet, me kohën që kam në dispozicion, të punoj sa më shumë që të mundem në mënyrë që lojtarët të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë në nivel individual për të qenë një skuadër e fortë në çdo ndeshje. Nuk ka rrugë tjetër sepse do të kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që kemi, me cilësinë që kanë lojtarët, mund të bëjmë gjëra të mira këtë vit”, ka pohuar ai.
Conceiçao me Milanin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.