Çollaku rizgjidhet në krye të LRFPZ-së, Ademi: Do të vazhdojmë të punojmë pa pushim që të përmirësojmë kushtet e punës dhe infrastrukturës
Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit të mërkurën e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, raporton Rekordi.net.
Me vota unanime të delegatëve Mirsad Çollaku u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar në krye të LRFPZ-së.
Pjesë e këtij kuvendi ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
I pari i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, e ka përgëzuar Çollakun për rizgjedhjen në krye të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit.
“E përgëzova për rizgjedhjen Çollakun dhe e falënderova komunitetin e futbollit të rajonit të Prizrenit për unanimitetin e treguar dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i japin zhvillimit të futbollit. Do të vazhdojmë çdo ditë të punojmë pa pushim që të përmirësojmë kushtet e punës dhe infrastrukturës, si dhe zhvillimin e kuadrove, për një të ardhme më të ndritur të futbollit”, ka shkruar Ademi. /Rekordi.net/