CNN: Shërbimi Sekret rriti sigurinë, komplot iranian për të vrarë Donald Trumpin

CNN: Shërbimi Sekret rriti sigurinë, komplot iranian për të vrarë Donald Trumpin

Shërbimi Sekret rriti sigurinë pas informacionit që mori se kishte një komplot iranian për të vrarë ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Megjithatë, nuk dihet nëse ky komplot ka lidhje me atentatin e së shtunës ndaj ish-presidentit.

Burime të mirëinformuara kanë bërë të ditur për CNN se autoritetet amerikane morën informacion nga një burim javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të vrarë Donald Trump-in, një zhvillim që çoi në rritjen e sigurisë së Shërbimit Sekret rreth ish-presidentit javët e fundit.

Po sipas këtyre burimeve s’ka prova apo tregues të tjerë se atentatori Thomas Mattheë Crooks, që tentoi të vriste ish-presidentin Trump të ketë lidhje me komplotin.

Ekzistenca e këtij kërcënimi nga një agjenci e huaj armiqësore dhe siguria e shtuar për Trumpin – ngre pyetje të reja në lidhje me gabimet e sigurisë në tubimin e së shtunës në Butler, Pensilvani dhe se si një 20-vjeçar arriti të hipte në çatinë e një objekti për të qëlluar ndaj ish-presidentit që e la atë të plagosur.

Një zyrtar amerikan i sigurisë kombëtare tha se Shërbimi Sekret dhe fushata e Trump ishin vënë në dijeni të kërcënimit përpara tubimit të së shtunës.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë paralajmëruar vazhdimisht fushatën e Trump kundër mbajtjes së mitingjeve në natyrë dhe ambiente të hapura, të cilat paraqesin rreziqe më të mëdha sesa ngjarjet në të cilat agjencia mund të kontrollojë më mirë aksesin kur ato zhvillohen në ambiente të mbyllura.

“Shërbimi Sekret dhe agjencitë e tjera po marrin vazhdimisht informacione të reja të mundshme për kërcënimin dhe po ndërmarrin veprime për të rregulluar burimet, sipas nevojës” tha të martën Anthony Guglielmi, zëdhënësi i agjencisë.

“Ne nuk mund të komentojmë për ndonjë rrjedhë specifike kërcënimi, përveçse të themi se Shërbimi Sekret i merr seriozisht kërcënimet dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat”, ka shtuar ai.

FBI, e cila po kryen hetimet për të shtënat e së shtunës, nuk pranoi të komentojë.

Zëdhënësja e NSC-së, Adrienne Watson tha se nuk ka asnjë lidhje konkrete midis sulmuesit Thomas Mattheë Crooks dhe dikujt tjetër për momentin.

“Hetimi i tentativës për atentat të së shtunës ndaj ish-presidentit Trump është aktiv dhe në vazhdim. Në këtë kohë, zbatimi i ligjit ka raportuar se hetimi i tyre nuk ka identifikuar lidhje midis sulmuesit dhe ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”, tha Ëatson.

Misioni i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara mohoi se kishte një komplot iranian për të vrarë Trump.

“Këto akuza janë të pabazuara dhe dashakeqe. Nga këndvështrimi i Republikës Islamike të Iranit, Trump është një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë për urdhërimin e vrasjes së gjeneralit Soleimani. Irani ka zgjedhur rrugën ligjore për ta sjellë atë para drejtësisë”, tha një zëdhënës i misionit për CNN.

Irani është zotuar vazhdimisht të hakmerret për vrasjen nga ushtria amerikane të Qasem Soleimani, komandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të ushtrisë iraniane, në janar të vitit 2020.

Ish-zyrtarë të lartë të administratës Trump që kanë punuar për sigurinë kombëtare kanë pasur siguri të rreptë që nga largimi i tyre nga qeveria.

Në gusht 2022, Departamenti i Drejtësisë njoftoi se akuza penale kundër një anëtari të IRGC-së mbi përpjekjet në orkestrimin e vrasjes së John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i Trumpit për sigurinë kombëtare.

Prokurorët amerikanë thanë se komploti kundër Boltonit me “gjasë si hakmarrje” për vrasjen e Soleimanit.

Ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo ishte gjithashtu në objektiv të komplotit iranian, sipas një burimi federal të zbatimit të ligjit të njohur me hetimin dhe një burimi i afërt me Pompeo.

Për muaj të tërë, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë qenë të shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm të Iranit që mund të tentojë të vrasë ish-zyrtarët e Trump dhe vetë ish-presidentin, sipas burimeve të shumta të njohura me këtë çështje.

Inteligjenca amerikane ka sugjeruar një rritje të konsiderueshme të kërcënimit, thanë burimet për CNN. Paralajmërimet në lidhje me planifikimin operacional kanë përkuar me një rritje të dukshme të mesazheve në internet nga llogaritë iraniane dhe mediat e mbështetura nga Teherani. /rtsh/

Share This