CNN: SHBA akordon 3.5 miliardë ndihma për Izraelin

CNN: SHBA akordon 3.5 miliardë ndihma për Izraelin

Shtetet e Bashkuara kanë akorduar 3.5 miliardë dollarë për Izraelin për t’i shpenzuar në armë dhe pajisje ushtarake amerikane, shkruan CNN.

Financimi i Izraelit në thelb është fond që shteti hebre mund të përdorë për të blerë sisteme të avancuara të armëve dhe pajisje të tjera nga Shtetet e Bashkuara përmes Programit të Financimit të Huaja Ushtarake, por kjo do të marrë kohë.

Fondet vijnë nga paketa prej 14.1 miliardë dollarësh e miratuar nga Kongresi në muajin prill. /atsh/

Share This