CNN: Mbyllet zyra e USAID-it

CNN: Mbyllet zyra e USAID-it

Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Uashington u mbyll papritur sot dhe pak pas mesnate punonjësit morën një email që u kërkonte të mos paraqiteshin dhe të punonin në distancë.

Këtë njoftim e raportoi CNN duke cituar disa burime.

“Në drejtimin e udhëheqjes së Agjencisë, selia e USAID-it në ndërtesën ‘Ronald Reagan’, në Uashington, D.C. do të jetë e mbyllur për personelin e agjencisë, të hënën, më 3 shkurt 2025”, tha CNN.

Ky është sinjali më i fundit për agjencinë historike ndërkombëtare humanitare, e cila e sheh veten në pikëpyetje nga ana e presidentit Donald Trump dhe Elon Musk. /atsh/

Share This