Çmimet FIFA 2023, finalistët në secilën kategori
Do të jetë një luftë mes sulmuesish gara për fitimin e çmimit “The Best Fifa Award 2023” për meshkuj, çmimi më prestigjioz i dhënë nga qeveria e futbollit, që do të ndahet në ceremoninë që do të zhvillohet sot në orën 20:30.
Erling Haaland, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé janë tre finalistët, pasi janë zgjedhur si më të mirët nga një juri ekspertësh për periudhën 19 dhjetor 2022 deri bë 20 gusht të vitit 2023
THE BEST FIFA 2023 (kandidatët meshkuj) – Duke marrë në konsideratë kohën për të cilën vlerësohen, favoriti kryesor është Haaland, që ishte protagonist me fanellën e Manchester City në fitoren e “Tripletës” (kampionat anglez, Champions League dhe Kupën FA). Sulmuesi norvegjez ka rival Lionel Messin, që ndonëse vazhdon karrierën në SHBA, arriti të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën si dhe “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierë.
Pak më mbrapa qëndron Kylian Mbappé, që nuk arriti të fitojë Botërorin apo Champions-in me Paris Saint Germain.
THE BEST FIFA 2023 (kandidatet femra) – Tek femrat fituesja do të jetë një spanjolle, pasi kandidatet kryesore janë: fituesja e “Topit të Artë” Aitana Bonmatì (Barcelona), Linda Caicedo (Real Madrid) dhe Jenni Hermoso (Tigres).
THE BEST FIFA 2023 (trajnerët kandidatë për meshkuj) – Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli) janë tre finalistët, që do të diskutojnë mes tyre çmimin e trajnerit më të mirë.
THE BEST FIFA 2023 (trajnerët kandidatë në futbollin e femrave) – Jonatan Giraldez (Barcellona), Emma Hayes (Chelsea) dhe Sarina Wiegman (Angli).
THE BEST FIFA 2023 (portierët) – Yassine Bounou (Sevilla), Thibaut Courtois (Real Madrid), Ederson (Manchester City) tek meshkujt. MacKenzie Arnold (West Ham), Catalina Coll (Barcellona) dhe Mary Earps (Manchester United) për futbollin e femrave.
FIFA PUSKAS AWARDS 2023 (goli më i bukur) – Julio Enciso (Brighton), Guilherme Madruga (Botafogo) dhe Nuno Santos (Sporting Lisbon).
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet sot në orën 20:30 në Londër.