Çmendet United, 150 milionë euro për Leaon
Rafael Leao përtej paraqitjeve jo në lartësinë e pritur me skuadrën e Milanit vijon të jetë në vitrinën e merkatos.
Sulmuesi i majtë i kuqezinjve edhe pse ka humbur shkëlqimin e 2 sezoneve të fundit mbetet një nga pikat më të forta tek të besuarit e Stefano Piolit.
Edhe pse portugezi ka shprehur dëshirën për të qëndruar gjatë në “San Siro”, ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Sipas mediave angleze Mançester Junaitid do të tentojë shërbimet e Rafael Leaos në merkaton e verës.
Djajtë e kuq të cilët ndodhet larg pritshmërive këtë sezon synojnë të bëjnë ndryshime rrënjësore.
Objektivi kryesor në merkato për ekipin e Erik Ten Hag është sulmuesi i Milanit i cili ka rezultuar një nga më të mirët në botë në rolin e tij.
Anglezët pritet të ofrojnë 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e Leaos.
Një shifër e konsiderueshme që do të tundojë jo pak kampin milanez.