“Çmendet” PSG-ja, gati 140 milionë euro për Sakan

“Çmendet” PSG-ja, gati 140 milionë euro për Sakan

PSG-ja është i gatshëm të paguajë 140 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, i cili shihet si zëvendësues i Kylian Mbappe.

Gjigantët francezë tashmë po përgatiten për jetën pa Mbappen, i cili do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij këtë verë. Mbappe ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid me kosto zero, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë se një marrëveshje është arritur.

PSG-ja është ende në kërkim të talenteve evropiane dhe ka vendosur për yllin e Arsenalit, Saka si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Mbappen.

Sipas spanjolles “Fichajes”, të cilët pretendojnë se Saka është në krye të listës së tyre për verë. Shtohet se PSG-ja është e gatshme të bëjë një ofertë prej të paktën 140 milionë eurosh, që do të ishte një rekord te Arsenali.

Share This