“Çmendet pronari” i Nottingham Forest, zbret në fushë dhe kritikon trajnerin

“Çmendet pronari” i Nottingham Forest, zbret në fushë dhe kritikon trajnerin

Nuk do ta besoni se çfarë ndodhi dje në Premier League. Pas ndeshjes Nottingham Forest-Leicester, që përfundoi 2-2,  pronari i skuadrës vendase, Evangelos Marinakis u nervozua, duke zbritur në fushë për të kritikuar trajnerin Nuno Espirito Santo.

Një skenë që i la të gjithë pa fjalë, duke qenë se Marinakis shprehu hapur, me gjeste, mospajtimin e tij ndaj trajnerit me nënshtetësi portugeze.

Një gjest që ka shkaktuar shumë diskutime duke qenë se Nottingham Forest ka siguruar pjesëmarrjen një kompeticion evropian vitin e ardhshëm pavarësisht rezultatit ndaj Leicesterit, ndonëse humbi pikë të çmuara në garën për Champions League.

Share This