“Çmendet” Man Unitedi, ia ofron Kylian Mbappe-s 500 milionë euro për pesë vite
Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë të “çmendur” sulmuesit Kylian Mbappe, për ta bindur të kalojë në “Old Trafford”.
Siç raporton “OK Diario”, aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe është i etur për ta pasur francezin në skuadër andaj duke marrë parasysh se do të largohet nga Paris Saint-Germain duan të përfitojnë nga situata.
Gjithnjë në bazë të raportit, “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë të jashtëzakonshme financiare duke iu ofruar pagë prej 500 milionë eurove për pesë vitet në vijim.
Përpos kësaj, Mbappes do t’i ofrohen edhe 200 milionë euro si “bonus nënshkrimi”, pasi mund t’iu bashkohet si agjent i lirë.
Por, duket se francezi s’është i interesuar për të kaluar te Man Unitedi që po vuan për rezultate, andaj Real Madridi mbetet destinacioni favorit.
Marrëveshja me gjigantin madrilen është duke u kompletuar, me vetëm disa detaje rreth të drejtave të imazhit që kanë mbetur pa u kompletuar, shkruan nacionale.
Kësisoj, Mbappe do të bëhet “Galaktiku” më i ri, por jo i vetmi në verë pasi Reali ka marrëveshje në parim edhe me mbrojtësin e Bayern Munichut Alphonso Davies.