“Çmendet” Juve, gati 100 milion euro për blerjen e tre lojtarëve
Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka gati për të shpenzuar 100 milionë euro në ditët e fundit të merkatos, në mënyrë që të luftojë për titullin e Serie A.
Sipas Calcio Mercato, drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, janë pas Domenico Berardin, Romelu Lukakun dhe Khephren Thuram.
Parat për blerjen e tyre pritet të sigurohen nga shitja e Weston McKennie, Matias Soule, Moise Kean dhe Filip Kostic, ku pritet të marrin 80 milionë euro, ndërsa 20 milionë euro tashmë janë arkëtuar nga shitja e Denis Zakaria te Monaco.