Cluj e zyrtarizon Lindon Emërllahu

Cluj e zyrtarizon Lindon Emërllahu

Tashmë është zyrtare. Mesfushori Lindon Emërllahu është transferuar tek klubi rumun, Cluj.

Klubi elitar i Rumanisë, përmes një njoftimi, e ka zyrtarizuar mesfushorin kosovar.

“Lojtari më i mirë në Kosovë, në CFR Cluj!. Tani është zyrtare! Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri Lindon Emërllahu. Mirësevini Lindon, dhe shumë suksese të tjera në fanellën e qershive!”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj.

Ndryshe, presidenti i klubit rumun, Nelu Varga ka konfirmuar se për Emërllahun kanë paguar 700 mijë euro dhe 15 për qind të një transferim të ardhshëm.

Share This