Clark: SHBA të ndalojë Iranin, Teherani të heqë dorë nga ideja për të shkatërruar Izraelin

Clark: SHBA të ndalojë Iranin, Teherani të heqë dorë nga ideja për të shkatërruar Izraelin

Ish-gjenerali Wesley Clark  ka deklaruar se SHBA duhet të fokusohet se cilat janë qëllimet e Iranit.

Sipas tij, këtu bëhet fjalë për atë që “Irani ende po kërkon mjetet për të shkatërruar Izraelin dhe ka qëllimin ta bëjë këtë”.

Clark tha nëse Irani do të largohej nga ky objektiv, gjërat mund të ndryshojnë.

“Pra, nëse Irani dëshiron të ketë uranium, nëse dëshiron të ketë një reaktor bërthamor, nuk ka problem. Thjesht të mos angazhohet të shkatërrojë Izraelin”, ka theksuar Clark për Newsmax.

Ai vazhdoi linjën e tij të arsyetimit me: “Pakistani ka armë bërthamore. Ne nuk shqetësohemi për Pakistanin. Por Irani që nga fillimi i këtij regjimi është angazhuar për shkatërrimin e Izraelit. ”

Clark beson se faktori i vetëm që duhet të jetë në qendër të politikave të Presidentit Donald Trump është që  “Irani të heqë dorë në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur dhe ne mund të ndalojmë luftimet. Dhe Presidenti Trump do të fitonte një çmim Nobel për Paqen”

Izrael filloi ofensivën e tij ushtarake kundër Iranit më shumë se një javë më parë pasi negociatat për programin e tij të zhvillimit të armëve bërthamore ishin të ngadalta.

Nga ana e tij, presidenti Donald Trump i bëri thirrje Iranit që të dorëzohet por kjo u refuzua nga Irani dhe tashmë Trump ka imponuar një periudhë pritjeje dy-javore para se të njoftojë nëse ai do të lejojë një përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-së në këtë konflikt. /rtsh/

Share This