Çka po paralajmëron Besnik Tahiri për Prishtinën

Çka po paralajmëron Besnik Tahiri për Prishtinën

Kosova do të mbajë këtë vit zgjedhjet e rregullta lokale.

Ish-shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, nënkryetari i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka shkruar një status në “Facebook” për Prishtinën, që lë për t’u kuptuar se mund të jetë kandidat për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet lokale 2025.

Ai thotë se Prishtina ka qenë dhe mbetet qytet i dijes, mundësive edhe zhvillimit, por sipas Tahirit, prej një kohe shumë të gjatë, qyteti është udhëhequr pa vizion.

“Prishtina ka qenë dhe mbetet qytet i dijes, mundësive edhe zhvillimit. Por prej një kohe shumë të gjatë, qyteti është udhëhequr pa vizion, i bllokuar nga të dy nivelet – qeveria qendrore dhe ajo lokale. Deri në vitin 2030, Prishtina duhet të pësojë një transformim rrënjësor. Si hap i parë, ky ndryshim kërkon një sistem të ri organizativ dhe menaxherial në komunë, të mbështetur në një Statut të ri dhe një plan zhvillimor të guximshëm e serioz. Kjo vendoset shpejt!”, ka shkruar Tahiri.

Besnik Tahiri është njëri ndër njohësit më të mirë në vend të pushtetit lokal.

Share This