Çka kërkoi Nisma nga Lëvizja Vetëvendosje?

Çka kërkoi Nisma nga Lëvizja Vetëvendosje?

Gazetari Leonard Kërquki ka ndarë me shikuesit e emisionit Pressing informata ekskluzive sa i përket kërkesave të partisë Nisma për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas informatave që posedon gazetari Kërquki, Nisma ka kërkuar postin e kreut të Kuvendit dhe një pako të ligjeve për miratim në Kuvend, përfshirë atë për pragun elektoral.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje nga Albin Kurti.

“Nesër në orën 10:00 mblidhet Kuvendi i Kosovës, deri më tani informatat që ne i posedojmë ende nuk ka një marrëveshje mes fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe partive të tjera. Është diskutu një mundësi e koalicionit VV-Nisma, e cila ka tre deputetë, aq sa i duen Kurtit duke i përfshirë edhe minoritetet joserbe, për të shkuar në 62 mandate. Por deri tani sipas informatave që unë i posedoj nuk është arritur një marrëveshje”, tha Kërquki.

“Sipas informatave të tanishme, Nisma ka kërkuar postin e kryetarit të Parlamentit dhe një pako të ligjeve të domosdoshme sipas kësaj partie që duhet miratuar në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe atë për pragun elektoral. Gjë që ende nuk ka përgjigje nga Kurti, i cili këto ditë është takuar me Fatmir Limajn”, shtoi Kërquki.

Ai tha se spekulohet që “nesër Kurti do të propozojë një anëtar të Grupit të tij Parlamentar për Kryetar të Kuvendit dhe jo Fatmir Limajn. Gjë që propozimi i tij do të nënkuptonte që marrëveshja me Nismën nuk do të bëhej dhe pastaj do të hapeshin mundësi të tjera”, u shpreh Kërquki.

Share This