“Çka ka bërë në Evropë”: “Nxehet” Statovci thotë se Batatina nuk është selektor i duhur për Kosovën
Trajneri dhe analisti, Faruk Statovci ka thënë se trajneri i Llapit, Tahir Batatina, nuk do të ishte i duhuri për përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Statovci ka thënë se nuk është i njëjtë menaxhimi në Kombëtare sikurse te skuadrat.
“Jo, jo, nuk do të ishte i duhuri, po vetëm në Llap është trajner Tahiri. Çka ka bërë në Evropë? A e ka mposhtur ndokënd? Nuk është njëjtë si të menaxhohet një klub, si një kombëtare.”
“Tetë ndeshje Tahiri ka pasur periudhë që nuk ka fituar, ka pasur periudhë Ilir Daja që nuk ka fituar tetë ndeshje. Në kombëtare mos me fitu tetë ndeshje, je në pozitën e fundit”, tha ai.