City-Tottenham, Guardiola: Bravo Postecoglou, më pëlqen loja e tyre
Manchester City-Tottenham është përballja më e fortë e javës së 14-të në Premier League.
Supersfida e Etihad do të transmetohet në SuperSport 2 prej orës 17:30 të së dielës (3 dhjetor).
Kampionët në fuqi të Anglisë renditen në vendin e dytë me 29 pikë. Një më pak se Arsenali kryesues. Ndërkohë që Spurs, që kanë humbur tri takimet e fundit, mbajnë pozitën e pestë me 26 pikë.
Pep Guardiola ka vlerësuar homologun Ange Postecoglou në konferencën për shtypin.
“Unë besoj se njerëzit dhe profesionistët si ai, e përmirësojnë lëvizjen e ne trajnerëve, e bëjnë më të mirë. Përveçse një trajner, unë jam edhe tifoz. Dhe e pranoj se më pëlqen shumë mënyra si luajnë si skuadër. Jo vetëm tifozët e Tottenhamit po e kuptojnë se ata janë vërtetë një skuadër e mirë”, u shpreh spanjolli.