City shtyp Unitedin, shkëlqen Haaland

City shtyp Unitedin, shkëlqen Haaland

Erling Haaland ka qenë një protagonist i madh të dielën në Manchester kur skuadra e tij Manchester City e ka thelluar krizën e rivalit lokal, Manchester United.

Në ndeshjen e të dielës në kuadër të Javës së dhjetë të Premier league skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar bindshëm. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.
Dhe norvegjezi, i cili dikur ishte përfolur si afrim i mundshëm i United, ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë për ngadhënjimin.

Skuadra e Erik Ten Hag ka treguar shenja rreziku me McTominay, por pastaj City ka rezultuar të jetë vërtetë e rrezikshme.
Ka qenë minuta e njëzet e pestë kur Rodri është penguar nga Hojlund dhe gjyqtari ka akorduar penallti.  Haaland është treguar i saktë nga pika e bardhë përballë Onana duke i dhënë kështu epërsinë skuadrës së “Qytetarëve”.
Me avantazh minimal edhe është mbyllur pjesa e parë.

Pas kthimit nga pushimi prej pesëmbëdhjetë minuta, united nuk ka mundur të reagoj për vendosjen e barazpeshës.
City e ka rritur epërsinë në minutën e dyzet e nëntë pas një asistimi nga Silva.
Ndërkohë pasiqë United nuk reagonte edhe pas përpjekjes me Marcus Rashford, ka qenë Foden ai i cili në minutën e tetëdhjetë pas një topi të hedhur nga Haaland, ka realizuar edhe golin e tretë.

Pas kësaj ndeshje, në tabelën që kryesohet nga Tottenham me njëzet e gjashtë pikë, Manchester City gjendet në pozitën e tretë me pikë të njëjta me Arsenalin, nga njëzet e katër. Manchester United është në vendin e tetë me pesëmbëdhjetë pikë.

Share This