City shet Couto-n, ky është çmimi që kërkon klubi anglez
Manchester City raportohet se po planifikon ta shesë Yan Couto.
Couto sezonin e fundit luajti tek Girona në formë huazimi nga Man City.
Sipas medieve spanjolle, kampionët e Anglisë, po planifikojnë të përfitojë nga Couto, i cili bëri një sezon të mirë tek Girona.
‘Qytetarët’ thuhet se kërkojnë 40 milionë euro për mbrojtësin 21-vjeçar.
Nëse asnjë klub nuk do të ofrojë këtë shifër, atëherë siç raportohet, City do t’ia shesë Girona-s Couto-n për një çmim më të ulëte.
Klubi gjerman, Bayer Leverkusen, mësohet se është duke e monitoruar situatën e brazilianit, i cili shihet si pasues i Jeremie Frimpong.