City po e mendon Alonso-n pasues të Guardiolës
Klubi anglez, Manchester City raportohet se tashmë është duke menduar për trajnerin e ri.
Pep Guardiola duke së në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek kampionët në fuqi të Anglisë.
Sipas medieve britanike, krerët e klubit anglez janë duke e menduar trajnerin e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso-n si pasues të denjë të Guardiolës.
Trajneri i Sporting CP Ruben Amorim është një tjetër opsion për ‘timonier’ të Cityt, mirëpo, siç raportohet, tashmë për klubin nga nga ‘Etihad Stadium’ Alonso është prioritet i skuadrës angleze.
Ndryshe, Alonso është duke u monitoruar edhe nga Real Madridi dhe Bayern Munich pa ‘harruar’ edhe Stuttgartin.