City nuk e rrezikon pjesëmarrjen në Champions League

City nuk e rrezikon pjesëmarrjen në Champions League

Manchester City e ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Champions League, pas një fitore 2:0 ndaj Fulham në javën e fundit të Premier League.

Kjo ishte fitorja e tetëmbëdhjetë radhazi e City kundër Fulham në të gjitha garat, duke e mbyllur kampionatin në top pesëshe.

City kishte nevojë vetëm për një pikë për të garantuar pjesëmarrjen në elitën evropiane.

Goli i parë ka ardhur pas njëzet minutash, kur Matheus Nunes ka depërtuar nga krahu i djathtë dhe e ka goditur portën. Portieri Bernd Leno ia ka arritur ta ndalë përpjekjen e parë, por Ilkay Gundogan ka reaguar shpejt dhe ka shënuar me një volej nën traversë.

Fulham nuk është dorëzuar lehtë dhe ka pasur disa raste për të barazuar. Në njërin prej tyre, Harry Wilson ka qenë shumë pranë golit, por është ndalur nga një pritje vendimtare e portierit Ederson. Edhe para pushimit, Tom Cairney, në paraqitjen e tij të fundit për Fulham, ka gjuajtur shumë afër shtyllës.

Pjesa e dytë ka sjellë më shumë presion nga vendasit, të cilët kanë pasur disa mundësi të mira për ta kthyer ndeshjen në barazpeshë. Raul Jimenez e ka mposhtur Ederson në një duel, por nuk ka arritur të realizojë në portën bosh.

Gabimet në sulm i kanë kushtuar Fulhami, pasi Sasa Lukic ka shkaktuar penallti ndaj Gundogan. Erling Haaland, që nuk kishte goditur nga pika e bardhë në finalen e FA Cup-it fundjavën e kaluar, këtë herë nuk ka gabuar dhe e ka vulosur fitoren e City me golin e dytë.

Share This