City, një vit pa humbje me Rodrin titullar
Ishte 5 shkurti i vitit 2023, më saktë 366 ditë më parë, kur Manchester City humbiste ndeshjen e fundit me Rodrin si titullarë në fushën e lojës.
Luhej ndaj Totenhem Hotspur, kjo në stadiumin e “Spursa-ve”, e që nga ai moment e në vazhdim City nuk ka humbur më asnjë ndeshje me spanjollin në fushë.
I gjithi cikli mbyllet me ndeshjen e së hënës për javën e 23-të të Premier Ligë, të cilën skuadra e Guardiolës e ka fituar 3-1 ndaj Brentford, kjo me het-trikun e Foden.
Rodri në Premier Ligë këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje e ka shënuar 5 gola, si dhe ka dhënë 3 asiste. 7 Kartonë të verdhë dhe një i kuq.
Ndërkohë në FA Cup ka luajtur vetëm një ndeshje, kurse në Ligën e Kampioneve katër ndeshje, ka shënuar një gol e ka dhënë një asist.
Madje, numëron dhe dy ndeshje në Kupën e Botës së klubeve, ndërsa si e gjithë skuadra është fituesi i disa trofeve. Mbetet një lojtar i domosdoshëm për Guardiolën.